Lajme

Donald Lu i kërkon ministrit të drejtësisë përfshirjen në reformën e gjyqësorit

By FerizajPress

February 07, 2017

Ambasadori Lu, është shprehur i kënaqur për marrjen e ë kësaj detyre nga Vasili, duke shpresuar se ai do ta drejtojë mjaft mirë këtë institucion.

Ambasadori i Amerikës i ka ofruar mbështetje të plotë ministrit të drejtësisë, duke kërkuar edhe përfshirjen e tij në reformën në gjyqësor, njoftojnë burime nga zyra e shtypit e Minsitrisë së Drejtësisë.

Vasili e informoi Ambasadorin Lu se Ministria e Drejtësisë, përmes ekspertëve të saj po punon për paketën e 27 ligjeve, duke vlerësuar se një pjesë e tyre janë e një rëndësie prioritare dhe se për këtë qëllim ai vetë do të investohet për finalizimin e një pakete me ligje sa më efektive, të cilat do të jenë në shërbim të publikut, të cilin e konsideroi si aleatin më të madh. /albeu.com