Ferizaj

Doli nga shtypi libri “Takimi me vrasësin tim” i autorit Biser Mehmeti

By FerizajPress

November 06, 2019

Para disa ditësh doli nga shtypi libri i autorit nga Ferizaj, Biser Mehmeti me titull “Takimi me vrasësin tim”.

Libri përmban 20 tregime, disa nga të cilat janë shpërblyer nëpër konkurset e ndryshme anonime letrare.

Libri botohet në SHB “Beqir Musliu” në Gjilan, kurse redaktor është shkrimtari i njohur Sabit Rrustemi.

Duhet theksuar faktin se ky është libri i 8-të me radhë i shkrimtarit nga Ferizaj, Biser Mehmeti.