Lajme

Doktori pa kualifikim merr pagë mbi 1 mijë euro nga shteti

By FerizajPress

July 02, 2017

Ky person më gradën e  doktorit si specialist nuk posedon dëshmi për këtë kualifikim.

Kjo e gjetur e prioritit të lartë është idenfifikuar nga raporti i auditorit të ZKA-së.Eh ky gradim i gabuar i të punësuarit e ka bërë me pagë  vjetorore bazë  më të lartë për 1 mijë e 92 euro.

“Në një (1) rast kemi evidentuar se një i punësuar në departamentin e shërbimeve të shëndetësisë primare është kategorizuar në gradën e doktorit si specialist, deri sa nuk posedon dëshmi për këtë kualifikim. Gradimi i gabuar, ka rezultuar që paga vjetore bazë të jetë më e lartë për 1,092€” thuhet në raportin e Auditorit.Sipas ZKA-së, mos kategorizimi i duhur i të punësuarve sipas gradave të përcaktuara për klasifikim të pagave ka rezultuar me mbishpenzim të pagave, përkatësisht shpenzim të parregullt të buxhetit, shkruan Indeksonline

Për këtë rast ZKA ka një rekomandim për kryetarin.

“Kryetari duhet të forcoj kontrollet e procedimit të dhënave të personelit në sistemin e pagave dhe të siguroj marrjen e veprimeve të nevojshme për kategorizimin e drejtë të të punësuarve sipas klasifikimit të përcaktuar të gradave të pagave” thuhet në raportin e ZKA-së.