Ferizaj

Dogana gjen 660 kg mjaltë industriale të kontrabanduar në Kosovë

By FerizajPress

September 09, 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet antikontrabandës kanë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në magjistralen Kaqanik – Ferizaj.

Sipas njoftimit është vërejtur një automjet i dyshimtë, i njëjti nuk i është bindur urdhrave për tu ndalur, por oficerët kanë arritur ta ndalojnë ku edhe iu konfiskua malli.

“Njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrollë, mirëpo ai nuk i është bindur urdhrave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficeret doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.