Sport

Do të befasoheni kush po dërgon para për Xhakën dhe Shaqirin

By FerizajPress

June 26, 2018

Jo vetëm që është bërë lajm i raportuar nëpër mediat botërore, por tani edhe shtetas të huaj janë duke dhuruar para në platformën e kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekës, “Gofundme” për ta paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit të tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen për të festuar duke e bërë shqiponjën në ndeshje kundër Serbisë në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Express. Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”. Siç shihet në fotografinë më poshtë, shtetas të huaj kanë dhuruar shuma të ndryshme për ta paguar gjobën e treshes.