Ferizaj

Do ju zënë hallet e hallexhinjve

By FerizajPress

August 15, 2018

 

Shkruan: Shkelzen Marevci

Miq, kjo prozë poetike përshkruan realitetin e hidhur në vendin tonë.

Do ju zënë hallet e hallexhinjve

Që kur mbaj mend njëlloj keni qenë Ju njohë mirë, mirë ju njoh Ju vetëm në kohë interesash jeni më ndryshe Ndryshe bëheni ngase e doni aq shumë atë dreq karrige Pastaj prapë njëlloj bëheni Si s’keni pak turp, ore fare pak them aq sa të skuqeni sadopak për bëmat që bëni Si s’mendoni fare për popullin e mjerë Për popullin që ju besoi e bëri aq sa mundi për ju Bëri aq sa më nuk ka ç’të bëj Ore fare pak të mendoni për ta Njëherë të vetme solidarizohuni me hallet e tyre Po për ata që ranë për liri nuk mendoni ju? Nuk trembeni fare nga mallkimi i tyre Nuk mendoni që një ditë do t’ju zë gjaku i tyre Gjaku i cili ujiti këtë liri që e kthyet në robëri, po, po, robëri thash Po për ata që vuajtën nëpër burgje e për ata që u rrahën e u maltretuan vetëm që të frymoni të lirë ju, edhe për ta nuk brengoseni Aha… po më dhëmb shpirti Çdo ditë e çdo çast shoh e dëgjoj maskarallëqe Shoh e dëgjoj dhimbje e pikëllim Shoh e dëgjoj vuajtje e trishtim Që të gjitha ju i shkaktoni Habitem e çuditem me ju, si s’keni fare frikë nga mallkimi i nënave Për fajin tuaj digjen e piqen të shkretat, digjen ngaqë fëmijëve të tyre nuk mund t’u ngopin barkun me bukë, ndërsa fëmijët tuaj të dehur nga dëfrimi e bollëku sorollaten e shëtisin botën e bredhin nga t’u doj pika e qejfit Habitem e çuditem me ju, si nuk e vini gishtin në kokë vetëm një herë, vetëm një here bre, e të mendoni për ata prindër që me duar të ngritura nga qielli e me lot në sy luten tek Zoti që femija i tyre të shpëtojë nga sëmundja që e ka kapluar e ata nuk munden t’i bëjnë derman për fajin tuaj Apo për ju qenka e panvojshme të mendoni për fëmijët e tjerë, ngase fëmijët tuaj shërimin e gjejnë në spitalet më të mira të botës Ata atje kurohen, ndërsa fëmijët tjerë vdesin për një gjilpërë Ta haj dreqi…as gjilpëra nuk siguruat për fëmijët tjerë Ndërsa për fëmijët tuaj çdo të mirë Si s’turpëroheni që ju jeni pikërisht ata që vratë pa fije turpi e dhembshurie të ardhmen Po, po, ju keni vrarë ambiciet, madje keni mbytur dhe shpresat e fundit të çdo të riu Të pangopur vraponi pas mallit sikur kafsha e uritur pas presë së saj O robēr të pushtetit, mendoni që një ditë pushtetit tuaj do i vije fundi O robër të parasë, mendoni që herët a vonë duar bosh do dilni para Zotit Por mos harroni, se për t’bëmat e pista, për mallin dhe pasurinë që gllabëruat, që shkatërruat çdo gjë mbi dhe, do e merrni hakun ju, hakun që do ju bëjë të vuani Të tillë si jeni sot, do ju zë gjaku i dëshmorëve, do ju zë haku i fukarenjve, do ju zë çdo hall i hallexhinjve