Ferizaj

DKA në Ferizaj: Organizimi i ekskursioneve në Brezovicë nuk është institucional

By FerizajPress

December 14, 2018

Drejtoria e Arsimit  në Ferizaj përmes një njoftimi ka  njoftuar nxënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e shkollavë se  organizimet që po bëhen  në lidhje me ekskursionet për në Brezovicë nuk janë institucionale dhe nuk bëhen nën oragnizimin e institucioneve të arsimit në ferizaj.

Në këtë njoftim thuhet se Drejtoria e Arsimit  ky organizim është organizim krejtësisht privat.Përkitazi me këtë Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Arsimit është takuar dhe ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës për këtë organizim, dhe ka ftuar këta të fundit, por edhe organet tjera arsimore dhe prindërit që të marrin masat për të shmangur rreziqet e mundshme,

Ky është njoftimi i plotë lëshuar nga DKA në Ferizaj

NJOFTIM

 Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Arsimit, njofton qytetarët ferizajas, veçanërisht mësimdhënësit dhe prindërit se ka marr paralajmërime dhe shqetësime për organizimin e një udhëtimi të nxënësve, nesër në Brezovicë.

 Andaj në funksion të saj JU VËMË NË DIJENI se ky organizim nuk është institucional, përkatësisht nuk është organizuar nga institucionet arsimore nën kompetencën e Komunës së Ferizajt, rrjedhimisht është organizim krejtësisht privat.

Përkitazi me këtë Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Arsimit është takuar dhe ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës për këtë organizim, dhe ka ftuar këta të fundit, por edhe organet tjera arsimore dhe prindërit që të marrin masat për të shmangur rreziqet e mundshme, e që për këtë të fundit, autoritetet lokale nuk bartin përgjegjësi andaj kërkojmë vëmendjen nga ana e prindërve për të shmangur çdo pasojë në këtë drejtim