Ferizaj

Djegia e ish Gjimnazit, nënkryetari Lulzim Aliu: Atyre që dje ranë pre e dezinformatave të orkestruara, ju garantoj se kurrë, ajo hapësirë nuk do të shfrytëzohet për qëllime të tjera

By FerizajPress

March 15, 2023

Pas rastit të djegies së ish Gjimnazit “Ismail Qemali” pati shumë reagime nga më të ndryshmet duke filluar nga qutetarët, ish nxënësit e kësaj shkolle, qeveria komunale deri te Ministria.

Gjatë ditës së sotme në faqen e tijë zyrtare ka dhënë njjë deklaratë edhe nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu.

Kjo është deklarata e nënkryetarit Aliu i cili ka dhënë edhe disa sqarime shtesë në lidhje me renovomin e kësajë shkolle e cila u djegë një ditë pasi filloi renovimi:

Vërtetë u ndjeva i shqetësuar e i mërzitur nga ajo që ndodhi sot në Gjimnazin e vjetër në Ferizaj.Shumë pamje e vrazhdë dhe dëshpëruese.Ama, kur lexova kontratën e operatorit ekonomik, sikur m’u hoqën dilemat se dikush e ka bërë këtë veprim për qëllime tjera.Siç duket nga kontrata, kjo djegie e çkado që ka pasur brenda objektit, përfshirë tërë kulmin, ia paska lehtësuar punën kompanisë që e ka filluar punën e restaurimit.Ndoshta dikush e ka bërë edhe për qëllime tjera, ama mos të ngutemi me vlerësime, me sharje, me fyerje e mos më keq.

Për të lehtësuar e zvogëluar sado pak dhimbjen, shqetësimin e frikën e atyre që vërtetë u traumatizuan dje nga veprimi vandal, po jap edhe disa sqarime të nevojshme që ju, të nderuar miq, duhet t’i dini.Projekti i restaurimit të objektit të Gjimnazit “Ismail Qemali” paska paraparë demolimin e plotë të objektit.Nga struktura e vjetër qenka planifikuar të mbesin vetëm muret dhe oxhaqet.Qenka paraparë komplet kulm i ri, me traj e dërrasa të reja. Edhe meskati, sipas paramasës, do të ndërtohet komplet i ri, me shtylla, me traj e me dërrasa të reja.Poashtu edhe dyshemeja.Suvatimi brenda dhe fasada e jashtme qenkan krejtësisht të reja.Dyert dhe dritaret që do të zëvendësohen qenkan nga materiali PVC me testurë druri.Pra, djegia e djeshme, përveç pamjes trishtuese që na traumatizoi, paska pasë efekt vetëm në lehtësimin e punës së kompanisë që e ka fituar projektin për realizim.Nëse dikush ka pasë qëllim tjetër ka dështuar plotësisht.Në anën tjetër, atyre që dje ranë pre e dezinformatave të orkestruara, ju garantoj se kurrë, ama kurrë, ajo hapësirë nuk do të shfrytëzohet për qëllime të tjera.Lajm i mirë në këtë fatkeqësi mund të jetë edhe fakti se ky veprim i dhunshëm nuk ndikon në rritje të shpenzimeve të projektit siç u shprehën disa me nguti.Nëse policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes punët mund të fillojnë menjeherë.

Djegia e ish Gjimnazit, nënkryetari Lulzim Aliu: Atyre që dje ranë pre e dezinformatave të orkestruara, ju garantoj se kurrë, ajo hapsirë nuk do të shfrytëzohet për qëllime të tjera