Ferizaj

Djali rrah babanë në Ferizaj, arrestohet

By FerizajPress

August 17, 2025

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe pas matjes së alkoolit ka rezultuar me 0.72%.

Gjatë arrestimit bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. I njëjti është dërguar në mbajtje.