Sipas policisë dyshohet se djali i familjes Neziri, që vuante nga një sëmundje mendore t’i ketë vendosur flaken shtëpisë qëllimisht. 25-vjeçari ka hapur bombolën e gazit dhe i ka vënë flakën.
Në gjendje të rëndë për jetën është kryefamiljari Islam Neziri. Flakët janë përhapur në 2 dhomat e shtëpisë 1-katëshe, ndërsa brenda banesës ka qenë edhe bashkëshortja e 64-vjecarit. Të tre të plagosurit janë dërguar në urgjencën e spitalit të Shkodrës. I moshuari është dërguar në Tiranë për shkak se ndodhet në gjendje kritike. /tvklan.al
The post Djali i vendos zjarrin shtëpisë, tre të plagosur appeared first on Lajminet.