Ferizaj

Ditët e Gjuhës Gjermane në Ferizaj

By FerizajPress

May 13, 2017

Të martën, më 16.05.2017 në ora 10-12, para bibliotekës së qytetit në Ferizaj, organizuar nga ambasada gjermane së bashku me bashkëpunëtorë do të organizohet ngjarja “Gjuha gjermane në lëvizje” (para bibliotekës).

Qëllimi i kësaj ngjarje është që studentët dhe nxënësit të informohen në lidhje me mundësitë e studimit dhe fitimit të bursave për studentët dhe kurse të ndryshme të gjuhës gjermane për nxënës, studentë dhe të tjerë të interesuar. Po ashtu do të mbahet një kuiz me fëmije dhe një lojë shpërblyese.