Lajme

Një ditë para lajmit të madh për vizat, zyrtarja e lartë e KE-së në takim me Haradinajn

By FerizajPress

June 27, 2018

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera po qëndron në vendin tonë. Ajo këto momente është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj, një ditë para se Kosova të marrë një përgjigje nga KE-ja rreth raportit për vizat, shkruan Indeksonline Pas këtij takimi, pritet të ketë një konferencë për media.