Ferizaj

“Ditari i luftës”, një libër për fëmijët e luftës në Kosovë

By FerizajPress

July 17, 2017

Rreth 2 dekada prej fundit të luftës në Kosovë, ngjarja tragjike vazhdon të jetë e gdhendur në kujtimet e Qëndresë Halilit.

Ajo ishte vetëm 9 vjeç kur së bashku me familjen u detyrua të largohej prej shtëpisë së saj në Ferizaj.

Qëndresë Halili sjell dëshminë e gjallë të asaj çfarë përjetoi familja e saj, motra dhe dy vëllezërit, prindërit e saj, parë nga perspektiva e një fëmijë, që humbi fëmijërinë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Qëndresa, rrëfen arsyet pse shkroi këtë libër që siç thotë ua dedikon fëmijëve të luftës, si i mblodhi ajo ngjarjet për të rrëfyer me zemër, historinë e dhimbshme të një populli.

“Ditari i luftës”, është botuar tashmë edhe në anglisht. Gjatë intervistës autorja e 6 librave, tregon si u prit “Ditari i luftës” prej publikut amerikan.