Editorial

Dita Botërore e Mjedisit

By FerizajPress

June 05, 2019

Nga Gazmend Badivuku

Më 5.06.1972 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në Stokholmë u vendos të shënohet kjo ditë me qëllim të sensibilizimit për një mjedisis më të pastër.Kjo ditë nxitë aktivitete nga të gjitha gjeneratat për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit të njeriut. Organizimet e tilla ndikojnë në kujdesin e shtuar për ujrat, natyrën dhe mbrojtjen e shtresës së Ozonit, duke pas gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Edhe në Kosovë kjo ditë shenohet me aktivitete, radio dhe tv programe, konferenca, akcione pastrimi në lagje, ambientet shkollore, fshatra, qytete etj.Kjo ditë shënohet me aktivitete të ndryshme si mbjellja e fidaneve, pastrimi i hapësirave publike, emitimin e klipeve televizive, organizime në familje, të nxënësve në shkolla, zyrtarëve të MAPH, vullnetarēve të OJQ-ve etj.

Shtrohet pyetja logjike?-A mjafton një ditë me aktivitete për një ambient më të pastër?

Përgjigjen do të gjejmë çdo ditë në ambientet tona, në lagje, hapësira shkollore, natyrë, brigjet e lumenjëve, liqejve, me një fjalë gjithandej ngado ka vizitorë.Le të shërbej ky shkrim si apel për ne të gjithë për kujdesin dhe pastërtinë duke filluar nga ambientet familijare deri në zonat më periferike të Republikës Kosovës.Vlen ende thënja e urtë ‘Si individ jemi të dobët por të bashkuar ja dalim’.

Foto, qendra turistike Brezovicë.