Ferizaj

Diskutohet rritja e bashkëpunimit ndërkomunal midis mekanizmave për mbrojtjen e komuniteteve

By FerizajPress

July 20, 2022

Bashkëpunimi ndërkomunal midis mekanizmave të mbrojtjës së komuniteteve, ishte tema e punëtorisë që po mbahet me anëtarët e komuniteteve nga Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjilanit, Komuna e Shtërpcës, si dhe Komuna e Vitisë.

Hapjen zyrtare të takimit e bëri Shqipe Hajredini nga zyra qëndrore e OSBE-së, ndërkaq me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe Igor Sladoje, drejtor në detyrë i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan.

Gjatë kësaj punëtorie anëtarët e komitetit për komunitete, janë njoftuar në mënyrë të detajuar për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e mekanizmave komunale për mbrojtjen e komiteteve.

Poashtu është bërë edhe prezentimi i secilës komunë sa i përket aktiviteteve dhe planeve për komunitetet për vitin 2022.

Kjo punëtori do të vazhdojë edhe gjatë së nesërme.