Ferizaj

Diskutohet raporti i Auditorit të Përgjithshëm në Kuvendin e Komunës së Ferizajt

By FerizajPress

August 31, 2021

Në mbledhjen e shtatë të Kuvendit të Komunës së Ferizajt të thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyçi janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës, por ajo që më së shumti ngjalli debat ishte raporti i Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare për vitin 2020.

Në këtë mbledhje u bë edhe anulimi i dy vendimeve i me numër 01.Nr 69 të datës 18.06.2021 si dhe vendimin 01.Nr.35 të datës 25.03.2021.

Në mbledhjen e sotme është bërë edhe transferi i 620 mijë euro për 13 projekte kapitale. Këtë propozim vendimi e bëri drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku e cila tha transferi i mjeteve kërkohet konform nenit 16 të Ligjit nr.07/L-041 për buxhetin e vitit 2021, ku specifikohet se mjetet nga rezervat e komunës mund të barten në kategorinë e shpenzimeve kapitale, pasi që komuna të plotësojë të dhënat e kërkuara sipas manuelit PIP dhe Udhëzimit Administrativ për kriteret përzgjedhëse dhe prioritizimin e projekteve kapitale.

Këshilltarët komunal në fund patën edhe pyetje e kërkesa të ndryshmet, e që përgjigjet e tyre pritet ti marrin në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.