Ferizaj

Diskutohet për dëmet në bujqësi dhe grantet investive

By FerizajPress

May 11, 2018

Paraditen e sotme, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka pritur në takim zëvendësministrin e Bujqësisë, Jeton Emini.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen në bujqësi pas reshjeve të javës që po lëmë pas, gjegjësisht dëmeve që shkaktoi në kultura bujqësore, breshëri dhe shiu që kaploi territorin e Ferizajt. Poashtu temë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe bashkërendimi i aktiviteteve mes dy niveleve, përkatësisht koordinimi lidhur me mbështetjen përmes granteve investive që ndan Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami falënderoi zv.ministrin Jeton Emini për vizitën duke u shprehur i gatshëm të bashkëveproj në iniciativat që bujqve dhe fermerëve ferizajas t’i gjendemi pranë me investime konkrete në kultura bujqësore dhe rritje të produktivitetit të tyre, paçka edhe për të ndihmuar varësisht nga mundësia që ka Qeveria e Kosovës përmes fondit rezervë, bujqit dhe fermerët e dëmtuar nga reshjet e shiut dhe breshëri.

Në anën tjetër, zëvendësministri i MBPZHR-së, Jeton Emini falënderoi drejtorin Burim Bajrami për pritjen duke siguruar këtë të fundit se agjenda e investimeve qeveritare në bujqësi ka të përfshirë edhe Komunën e Ferizajt si një ndër qendrat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, rrjedhimisht edhe zhvillimit të bujqësisë.