Ferizaj

Diskutohet ndryshim-plotësimi i Rregullores për Taksa për vitin 2024 (Ndryshimin e çmimit në Çerdhen publike)

By FerizajPress

December 19, 2023

Këtë të martë në sallën e Kuvendit të Komunës, është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Taksa për vitin 2024.Në këtë konsultim publik, kanë marrë pjesë anëtarë të kuvendit të komunës, ndërsa hapjen e takimit e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani.Ai ka thënë se ndryshimi në këtë rregullore ka të bëjë me çmimin për çerdhen publike ku ka paraqitur edhe ndryshimet që janë parapare.

“ Ndryshimet janë paraparë këto:

Ai ka thënë se ngritja e çmimit në çerdhe vjen me vet faktin se gjatë viteve të fundit ka pasur ngritje enorme në produktet ushqimore, por edhe të hixhinesë dhe me një çmim të ulët nuk mund të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e fëmijëve në këtë kopsht.

E disa nga anëtaret e pranishëm në këtë konsultim publik, kanë pasur vërejtjet e tyre në lidhje me ngritjen e çmimeve. Pati edhe nga ata që thanë se çmimi të ngritët vetëm për 20 për qind.

Plotësim-ndryshimi i kësaj rregullore do të jetë në konsultim publik deri me 12 janar të vitit 2024. Vërejtjet dhe sygjerimet qytetarët mund t’i përcjellin edhe përmes emailave: afrim.llabjani@rks-gov.net, Sebahate.sadiku@rks-gov.net, Shyhrete.topalli@rks-gov.net si dhe në info.ferizaj@rks-gov.net