Ferizaj

Diskutohet modaliteti i bashkëpunimit për të luftuar dhunën në familje

By FerizajPress

June 17, 2022

Misioni në Kosovës i Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), gjatë ditës së sotme ka organizuar nja tryezë me teme “Mbështetja e Komunave ndaj strehimoreve të dhunës në familje”.

Në këtë takim ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili e ka vlerësuar tejet lart këtë takim, ndërkaq ka diskutuar gjerë e gjatë sa i përket çështjes së dhunës në familje.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe kryetarët e Komunave të tjera të rajonit, si dhe përfaqësues të strehimorëve në Gjilan dhe në Ferizaj, ndërkaq është diksutuar shumë gjatë sa i përket rëndësisë e përkrahjes komunale për strehimoret të qëndrueshme.