Sport

Dikur kampion bote, sot Schurrle u prezantua te Fulhami!

By FerizajPress

July 26, 2018

Futbollisti 27-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës angleze për dy sezonet e ardhshme. Kjo nuk është eksperienca e parë në Premier League për gjermanin Schurrle, i cili më parë ka qenë edhe futbollist i Chelseas. Edhe pse në këtë Botëror nuk u grumbullua në kombëtare, Schurrle fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në Brazil në vitin 2014. “Pres me padurim që të filloj. Më duhet të luftoj për pozicionin tim dhe duhet të shfaq cilësitë e mia, në mënyrë që të mbahem mend për mirë dhe si një futbollist që ndihmon skuadrën”, ishin fjalët e para të Schurrle në momentin e prezantimit te Fulham. Schurrle luajti për Chelsea gjatë sezoneve 2013-15, ndërkohë që është futbollist i Borussia Dortmund që prej korrikut të vitit 2016, teksa numëron 57 ndeshje me përfaqësuesen e Gjermanisë.