Kultura-Arti

Dije Demiri- Frangu vjen me librin e ri ‘Zemra që të bie tamam’

By FerizajPress

October 23, 2019

Pikërisht në këto ditë të bukura Tetori ka dalë nga shtypi libri më i ri për fëmijë i autores Dije Demiri – Frangu, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky libër i kushtohet fëmijëve, dhe në fletët e tij mund të gjejmë poezi (tema) që autorja ka shtjelluar pikërisht për botën e tyre.

Kujtojmë se profesoresha Dije Demiri – Frangu tash e më se katër dekada është pjesë e letërsisë shqiptare, dhe radhitet si ndër emrat më të spikatur të letërsisë shqipe për fëmijë, krahas emblemave të letërsisë Agim Deves dhe Rifat Kukajt.