Ferizaj

Digjet një xhami në Reçak

By FerizajPress

June 07, 2017

Policia njofton se një person nga Reçaku i Shtimes ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë xhamia e fshatit. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.