Digjet një veturë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

By FerizajPress

July 06, 2016

Mësohet se makina “Benz C Class”, po drejtohej nga një vajzë, dhe ka marrë flakë menjëherë sa ka dal nga tuneli Tiranë-Elbasan.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia.

Nga hetimet paraprake të policisë, mësohet se makina e cila po drejtohej nga një vajzë është djegur pasi është nxehur motori.

Policia njoftoi se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

.