Traktorin e kishin bërë gati për të hedhur mbetjet, pasi zjarri i bëri shkrumb e hi krejt qka pati.
E gjithë stalla e bagëtive e familjes Sadiku nga Vitia, në pasditën e djeshme aty rreth orës 14h u përfshi nga zjarri, njofton PlusTv.
Zjarri është lokalizuar, por është djegur stalla dhe ushqimi i bagëtive. Pronari Zylfi Sadiku, po thotë se nuk ishte në shtëpi në atë moment kur zjarri ka shpërthyer nga kati i dytë i stallës.
Atij krejt puna që bëri me familjen e tij gjatë verës për sigurimin e ushqimit të bagëtive, i shkoi dëm brenda një dite. Ata thonë se vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme, që kap shumën diku afër 20 mijë euro.
Zjarrfikësit menjëher mbërritën në vendin ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve me ndihmën e të tjerve për disa orë për ta shuar zjarrin, nuk mundën të shpëtonin ushqimin e bagëtive e gjësende tjera që familjarët i mbanin në atë objekt.
Banorët po thonë se deri te shpërthimi i zjarrit, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përdorimi të fishekzjarrëve nga dikush aty.