Ferizaj

Digjet një shtëpi në Ferizaj – nuk ka të lënduar

By FerizajPress

December 09, 2018

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në Ferizaj është djegur një shtëpi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës ku viktima mashkull ka informuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Njësitë relevante kanë dalë në vendine ngjarjes dhe zjarri është shuar nga zjarrfikësit.

Përveҫ dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar