Ferizaj

Digjet një lokal në Ferizaj, banorët ikin në panik (Foto)

By FerizajPress

September 18, 2016

Sonte rreth orës 19:00 në Ferizaj, konkretisht afër shkollës fillore “Gjon Sereqi” është djegur një “lokal, raporton lajmi.net. Përveç dëmeve materiale që ka shkaktuar zjarri nuk ka të lënduar.

Mirëpo, lokali që është djegur gjendej në një ndërtesë banimi, gjë që ka shkaktuar panik tek banorët që jetojnë aty. Shkaqet e këtij incidenti ende nuk dihen, por policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë.