Një autobus i Novi Pazarit është përfshirë nga flakët në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura teksa nga autobusi arritën të dalin pa u lënduar shoferi dhe të gjithë pasagjerët.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Hani Elezit në drejtim Kaçanikut ,posa arrin tek vendi “Kulla me qeshmë” për shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka . Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, tha Veseli.