Lajme

Digjet automjeti i komandantit të policisë kufitare në veri (Foto)

By FerizajPress

April 26, 2017

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm derisa automjeti ishte i parkuar para banesës së togerit të policisë, që ndodhet afër Qendrës së studentëve në veri të Mitrovicës.Burimet më tej kanë shtuar se dyshohet që zjarri ndaj automjetit të komandantit të policisë ka qenë i qëllimshëm. Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë duke shuar zjarrin, ndërsa edhe pjesëtarë të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.