Ferizaj

Digjet auto salloni në Ferizaj, lëndohet një punëtor

By FerizajPress

February 16, 2019

Të premten në mëngjes një burrë në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka njoftuar autoritetet se auto salloni i tij është përfshirë nga flakët.

Përveç dëmit material, lëndime trupore ka pësuar një punëtor, i cili është trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj.

Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Ndërsa rasti mbetet duke u hetuar.