Lajme

Digjen pyjet e Marecit

By FerizajPress

April 17, 2016

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyjet e fshatit Marec të Prishtinës.

Në videon që thotë se e ka siguruar Telegrafi, shihet se si flakët e zjarrit zgjerohen në malet e këtij fshati.

Zjarrfikësit kanë dalë për të intervenuar, por tereni i vështirë malor po ua pamundëson intervenimin efikas në fikjen dhe lokalizimin e zjarrit, raporton Telegrafi.

Dukuria e djegies së pyjeve në këtë periudhë është shqetësuese, sepse nuk jemi në stinën e verës, kur zjarret shkaktohen nga tempertaurat e larta.