Lajme

Digjen katër makina në Tiranë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

By FerizajPress

April 16, 2016

Katër makinave u është vënë zjarri në Tiranë, të parkuara në rrugën” Agim Qarri”. Ngjarja ka ndodhur në orën 2:20 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët, të cilat u dëmtuan pjesërisht. Ekspertët thanë se ka dyshime se ishte një zjarrvënie e qëllimshme. Njeri nga automjetet ishte në pronësi të Kelment Sema.  Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetim.