Ferizaj

Dhurohen 5 aparatura për prodhimin e oksigjenit për QKMF-në dhe Spitalin e Ferizajt

By FerizajPress

November 13, 2020

Paraditen e sotme, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi pranuan një donacion të aparaturave për prodhimin e oksigjenit, dhuruar nga kompania e ujit “Luboteni”, me dedikim për nevojat e pacientëve gjatë trajtimit shëndetësor në kushtet e pandemisë së virusit COVID-19.

Këto aparatura që u ndanë 3 për QKMF dhe 2 për Spitalin e Ferizajt do të hyjnë menjëherë në përdorim për nevojat e institucioneve gjegjëse.

Komuna e Ferizajt shpreh falënderim publik për donatorin për këto aparatura që sot u ndanë për këto institucione shëndetëso