Lajme

Dhurata Hoxha, ministre e Drejtësisë?

By FerizajPress

July 11, 2016

Javë më parë kryeministri i Republikës, Isa Mustafa emëroi Hajredin Kuçin në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, të cilën deri pak muaj më parë e mbante presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në krye të dikasterit të Drejtësisë tashmë pritet që të emërohet Dhurata Hoxha, e cila vije nga partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se në media shpesh ishte thënë se Gani Koci është njëri nga emrat e mundshëm për ministër të Drejtësisë.