Ferizaj

Dhunoi një të mitur në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

By FerizajPress

December 27, 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është dhunuar nga një i dyshuar në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, muaj më parë dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.