Të enjten rreth orës 15:00, ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar.
“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Express.
Ndërkohë që referuar statistikave të policisë raste të dhunës fizike dhe seksuale nëpër Kosovë shënohen çdo ditë. Viktimat janë shumicën e rasteve femra. /Express