15 ministri dhe agjenci qendrore, që kanë fushëveprimtari lokale në Mitrovicën Veriore, rrezikojnë të mbyllen pasi pronari që kishte lëshuar objektin me qira nga presion i serbëve lokalë detyrohet t’i dëbojë nga aty.
Këto 15 ministri e agjenci: Ministria e Administratës Publike; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal; Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit; Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; Ministria e Zhvillimit Ekonomik; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria për Kthim dhe Komunitete; Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Administrata Tatimore e Kosovës; Agjencia e Statistikave të Kosovës; Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës; Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve; Agjencia Kadastrale e Kosovës; Agjencia e Arkivave; Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë të vendosura në objektin e Sasha Dedoviqit, pronar i hotelit “Sasa” në veri të Mitrovicës, shkruan sot, gazeta Zeri.
Ky objekt ishte inauguruar më 28 dhjetor të vitit të kaluar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Më i zëshmi që këto objekte të largohen nga kjo ndërtesë në veriun e vendit ishte Millan Ivanoviq, mjek me profesion, aktualisht drejtor i Spitalit të Veriut dhe për një kohë të gjatë kryetar i Këshillit Nacional Serb, i cili ka përsëritur kërkesën e tij që në veri të Kosovës të zbatohet rendi kushtetues i Republikës së Serbisë e në asnjë mënyrë ai i Republikës së Kosovës./ZERI.INFO/