Ferizaj

Dhjetëra makinave të pushuesve në Bogë të Rugovës u shpërthehen gomat e makinave (Foto)

By FerizajPress

January 22, 2017

Shumë pushues të cilët këto ditë vikendi kishin vendosur ti kalonin në Bogë të Rugovës sot i priti një befasi.

Dhjetëra makinave  në mëngjes  u ishin shpërthyer gomat e makinave.

“Ishte  një befasi  kur gjithë atyre makinave u ishin shpërthyer nga një gomë. Por kishte edhe makina të cilave u ishin shpërthyer edhe nga dy goma” thotë një pushues  nga Ferizaj i cili me shoqëri kishin vendosur që këtë vikend ta kalonin në bjeshkët e Bogës së Rugovës.

Ky pushues ka shprehur habinë se si ka mund të ndodh kjo kur makinat kanë qenë të parkuara para hoteleve.

“Policia dyshonte  se kjo mund të jetë  kryer nga persona të parkingjeve private për faktin se këto makina nuk ishin parkuar tek ata por para hoteleve” i ka thënë ky pushues Ferizajpress-it