Ferizaj

Dezinfektohen me preparate kimike e higjienike rrugët e sheshet e Ferizajt

By FerizajPress

March 17, 2020

Qysh herët në mëngjes, punonjësit e palodhshëm të kompanisë “Pastërtia”, dolën në sheshet e rrugët e qytetit për të grumbulluar mbeturinat e për të mirëmbajtur qytetin. Mirëpo sot, ata bën edhe një aksion të rëndësishëm për shëndetin publik, veçanërisht këto ditë të emergjencës nga pandemia COVID-19, me ç’rast me preparate adekuate kimike, higjienike, pastruan e dezinfektuan sheshet e rrugët kryesore të qytetit.

Pastërtia nuk është gjysma e shëndetit, është vet shëndeti, andaj si masë mbrojtëse e shëndetit publik, sot kreu i shtabit emergjent, Agim Aliu urdhëroi pastrimin e dezinfektimin e rrugëve e shesheve publike, për të minimizuar mundësinë e paraqitjes e përhapjes së virusit COVID-19.