Ferizaj

Dezinfektohen hapësira publike e godina institucionesh në Ferizaj, apelohet tek bizneset t’i dezinfektojnë hapësirat e tyre

By FerizajPress

March 12, 2020

Ferizaj me mobilizim të jashtëzakonshëm në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve nga rreziku që i ekspozohen virusit COVID-19, bëri sonte dezinfektimin e hapësirave publike, përkatësisht objekteve e hapësirave punuese e pritëse të Stacionit të Autobusëve, ndërmarrjeve publike, institucioneve kulturore për të vijuar të nesërmen me plan dinamik edhe dezinfektimin e hapësirave të frekuentueshme nga qytetarët përfshirë me fokus godinat shkollore e mjetet e transportit publik.

Madje, Komuna e Ferizajt ka urdhëruar edhe veprimtaritë biznesore e të tjera që të bëjnë dezinfektimin e hapësirave që përdorin sipas udhëzimeve të institucioneve qendrore shëndetësore.

Pa panik, me kujdes të shtuar e masa efektive, shëndeti i qytetarëve nuk rrezikohet!