Lajme

Detajet e Policisë për shpërthimin në Prishtinë

By FerizajPress

November 21, 2016

Në ora 10:15, në rrugën “Beqir Kastrati” në Prishtinë, respektivisht në kompleksin e banimit “Luledielli” ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi.

Si pasojë e këtij shpërthimi viktima, A. Simoni, mashkull 31 vjeç, shtetas Kosovar, ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga ky shpërthim po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale, në dyer dritare hapësirë të brendshme të banesës ku ka shpërthyer bombola si dhe nga fuqia e shpërthimit dëmtime ka pësuar edhe vetura Daimler Chrysler ML 320.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore , zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit.

Aktualisht policia është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.

.