Detaje, gruaja shkodrane planifikoi vrasjen e burrit me sakicë

By FerizajPress

July 19, 2016

Sipas Policisë, krimi në familje ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të djeshëm. Viktimë është Shkëlzen Buzalli, i njohur si shofer furgoni të linjave të ndryshme me udhëtarë, kryesisht Shkodër­ Tiranë. Ndërsa 45­vjeçari ndodhej në gjumë të rëndë, gruaja e tij, Mirela, ka marrë sëpatën, duke e qëlluar.

Goditja ka qenë e vetme, por shumë e rëndë, aq sa i ka shkaktuar burrit vdekjen e menjëhershme. Në këtë mënyrë Shkëlzen Buzalli nuk ka mundur që të bëjë asnjë reagim ndaj bashkëshortes së tij dhe është gjetur nga policia në të njëjtin pozicion siç ishte në gjumë para se të vritej.

I gjithë skenari duket se ka qenë i mirëpërgatitur nga 35­vjeçarja, në mënyrë që bashkëshorti i saj të mos kishte mundësi veprimi për t’iu kundërpërgjigjur. Sapo ka bërë vrasjen e burrit të saj, Mirela Buzalli mësohet nga burime pranë Policisë se ka hedhur sëpatën nga dritarja e shtëpisë në oborr.

Nga aty, pas pak minutash ka dalë nga shtëpia e vetme dhe i është drejtuar komisariatit të Policisë në Vaun e Dejës. Gruaja ka rrëfyer menjëherë përpara oficerëve të policisë krimin makabër që ka kryer.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se në momentin që Mirela Buzalli ka goditur bashkëshortin e saj, në shtëpi kanë qenë edhe 3 fëmijët, të cilët po flinin gjumë. Ky krim brenda familjes në fshatin Barbullush ka bërë bujë duke qenë se zona nuk njihet për ngjarje të tilla të rënda.

Sapo Policia e Vaut të Dejës ka mësuar nga gruaja për krimin e rëndë të ndodhur, është drejtuar pranë banesës, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 45­vjeçarit Shkëlzen Buzalli. Policia menjëherë ka larguar fëmijët nga shtëpia, ndërsa ka sekuestruar sëpatën me të cilën është kryer krimi, si dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes për të mos lënë familjarët apo persona të tjerë që të afrohen.

.