Lajme

Dështon seanca për gjykimin deputetëve të VV-së

By FerizajPress

February 20, 2017

Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli  dhe Donika Kadaj-Bujupi, u shty për më 21 prill.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, e mori këtë vendim pasi që asnjë nga të akuzuarit nuk u paraqit në seancë e as dëshmitarët Nuredin Ibishi e Bekim Haxhiu.

Gjyqtari Kalludra njoftoi se e akuzuara Albulena Haxhiu ka lindur dhe sigurisht se nuk mund të prezantojë në seancë.

Gjithashtu, gjyqtari tha se edhe të akuzuarit e tjerë me siguri kane qenë të njoftuar se Haxhiu nuk do të prezantojë dhe seanca nuk do të mund të mbahet.

Sipas aktakuzës së ngritur në dhjetor 2015, katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjykimi ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.