Lajme

Dështojnë keq në Graçanicë, radikalët e Sheshelit (Foto)

By FerizajPress

April 11, 2016

Radikalët serb kanë dështuar keq në tubimin e sotëm zgjedhor në Komunën e Graçanicës. Burime të Gazetës Blic kanë theksuar se në tubim kanë qenë shumë pak qytetarë.

“Ka qenë një numër simbolik i qytetarëve që morën pjesë në tubimin parazgjedhor të partisë radikale në Graçanicë”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Sikurse shihet edhe në këto foto të siguruara nga Gazeta Blic, shumë pak qytetarë iu përgigjen ftesës për pjesëmarrje të radikalëve në këtë tubim electoral./ Gazeta Blic