Lajme

Dështojnë bisedimet për krizën në Ukrainë

By FerizajPress

November 29, 2016

Bile ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier ka thënë pas takimit të sotëm se bisedimet kanë përfunduar ndërsa një marrëveshje është ende shumë larg. Pjesë e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në zonën e krizës.

Kryediplomati ukrainas e ka fajësuar Rusinë për bllokadën pasi nuk pranon të respektojë asnjë prej prioriteteve të arritura përgjatë bisedimeve.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se në takimin e 29 nëntorit nuk ka qenë e mundshme të vazhdohet me hapa të mëtutjeshëm, porse “puna do të vazhdojë.”

Lavrov e ka kundërshtuar ashpër dhënien e lejës për misione ushtarake të OSBE-së apo ndonjë organizate tjetër në zonën ku po ndodh konflikti.

.