Lajme

Dëshmia rrënqethëse në gjykatë e gruas që u vra nga burri

By FerizajPress

April 06, 2016

28-vjeçarja Ida Dervishi e cila këtë mëngjes mbeti viktimë e bashkëshortit të saj i cili e qëlloi me armë pas një debati që pati mes tyre. Por situatat e tensionuara në çiftin Dervishi nuk kanë qenë të parat, e madje edhe uniformat blu dhe gjykata ishin në dijeni të dhunë që Admir Dervishi kishte ushtruar vazhdimisht ndaj gruas së tij, nënë e dy fëmijëve.

Ida Dervishi kishte urdhër mbrojtje pas denoncimeve të vazhdueshme që kishte bërë në polici që prej vitit 2013. Kjo është një prej dëshmive që ka dhënë Ilda Dervishi, ndërsa në seancën gjyqësore ku është vendosr për dhënien e urdhrit të mbrojtjes, jo ka treguar dhe shenja të nxira në trup, në kurriz, qafë dhe fytyrë.

“Marrëdhëniet me të paditurin kanë qenë shumë të këqija që në fillim duke më sharë dhe duke më rrahur. Ka filluar t’i fusë stres dhe djalit, pasi i thotë gjëra të keqija për mua. Ai nuk më lë të bëj asgjë, as të dal, as të shkoj tek nëna ime e cila është e paralizuar dhe unë i bëj shërbim të shtunën dhe të dielën duke e larë pasi ajo nuk ka njeri. I padituri nuk më lejon dhe më bërtet. Ai më ka qëlluar dhe me grushte, më ka ngritur lart e më ka hedhur poshtë në tokë. Ngjarja e fundit ka ndodhur pardje kur pasi erdhi nga puna ku punon si gardist më qëlloi me grushte në fytyrë. Ai më ka kërcënuar dhe me pistoletë se do më vrasë. Ai i thotë djalit gjëra të këqija për mua dhe pastaj djali më merr inat dhe më gjuan. Unë e kam kërkuar dhe një herë tjetër urdhrin e mbrojtjes por nuk e mora letrën pasi e fala të paditurin për hir të djalit”, ka thënë më herët para organeve kompetente Ilda Dervishi e cila u vra nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre ku jetonin prej 1 muaji me qira, në Rrugën e Qelqit në Kombinat.