Shëndetësi

Dëshironi të humbni peshë? Sigurohuni që jeni duke bërë zgjatje

By FerizajPress

August 08, 2018

David Prologo është një ekspert i dhimbjeve dhe mbipeshës në Universitetin Emory. Ai shpjegon se për atletët, që bëjnë zgjatje para një gare nuk është thelbësore, transmeton Lajmi.net

Por për njerëzit që synojnë të humbin peshë, është çelësi për riorganizimin e trupit tuaj.

Duket se ka shumë konfuzitet në lidhje me vlerën – ose mungesën e saj – të shtrëngimit të muskujve për të përshpejtuar shërimin pas ushtrimit.

‘Zgjatjet pastrojnë acidin tuaj laktik’, a është e vërtetë kjo?

Së pari, është e rëndësishme për të kuptuar dallimin midis zgjatjes së muskujve për shërim dhe zgjatjen e muskujve për dukje të mirë të trupit.

Gjatë ushtrimeve muskujt vihen në funksion dhe gjatë kësaj pune që bëjnë muskujt të gjitha pjesët e tjera të trupit fillojnë e aktivizohen – ky aktivizim i tyre ndihmon në vitalizimin e muskujve.

Muskujt në këtë mënyrë përjashtojnë jashtë lëndët e panevojshme dhe pjesët dhjamore duke filluar që të ngadalë të humbin trashësinë e tyre.

Sigurisht, zgjatja nuk është e gjitha – ju duhet të bëni edhe ushtrime të tjera në mënyrë që humbja e peshës të jetë efektive.