Ferizaj

Dërguti i ‘Guxo’ në Ferizaj: Burim Karameta me mesazh të dyshimtë, ndoshta kishte informata më herët nga KQZ-ja

By FerizajPress

July 24, 2021

Përçarjet brenda Listës ”Guxo” kanë vazhduar akoma. Pas vendimit të marrë nga KQZ-ja se “Iniciativa Qytetare Lista Guxo” në Ferizaj nuk lejohet të përdorë llogon dhe slloganin e Listës ”Guxo” në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka pasur menjëherë reagime nga antarë të “Listës Guxo” që do garojnë së bashku me VV’në. Anëtari i Listës ”Guxo”, Burim Karameta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka përshëndetur vendimin e KQZ’së duke thënë se kjo e fundit nuk e ka lejuar të vidhet e keqpërdoret llogoja dhe sllogani i “Listës Guxo”. “E pra, nuk u lejua të keqpërdoret nga disa individë emri i listës “Guxo”, që për interesa të tyre tentuan të përvetësojnë përpjekjet e guximshme, të ndërtuara me mund, sakrificë dhe guxim, e që për rrjedhojë doli lista “Guxo”, e cila si në zgjedhjet nacionale pritet të ketë të njejtin sukses, fitoren plebishitare”, shkroi Karameta. Ndërsa zyrtari i “Iniciativa Qytetare Lista Guxo”, Balton Dërguti në një deklaratë për Periskopin ka thënë se lajmin për vendimin e KQZ’së e ka marrë sot në ora 6’ të mëngjesit ndërsa ka shtuar se do ta krijojnë një slogan të ri dhe do të kandidojnë më një listë të re. Dërguti ka reaguar edhe ndaj Karametës ku është shprehur se është e dyshimtë nëse ky i fundit ka pasë informata më herët nga KQZ për një vendim të tillë. “Sa i përket Karametës nuk e di nëse ka pasë informata më herët për këtë lajm mirëpo un e pashë që ai shumë herët në mëngjes kishte bërë status. Është disi e dyshimtë nëse kanë qenë të informuar më parë”, u shpreh Dërguti.

Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë:

  1. Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe
  2. Iniciativa Qytetare Lista Guxo certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.