Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, në krye me drejtorin Burim Karameta, ka marr një aksion tjetër për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët.
Ky aksion është ndërmarr përmes dërgimit të mesazheve (sms), me nga 1 euro për ndërtimin e shtëpive për familjet që nuk kanë kulm mbi kokë. Drejtori i Shëndetësisë Burim Karameta, është shprehur se kjo forme, do të ndihmojë mjaft shumë në ndërtimin e shtëpive për familjet me nevojë. “Një mesazh i juaj është një kontribut për t’i siguruar kulm mbi kokë një familje”, është shprehur Karameta. Qytetarët mesazhet (sms) e tyre mund ti dërgojnë në këtë numër 55105.