Në kuadër të javës së Katërt (4) të Ligës së dytë-Grupi B të Republikës së Kosovës, sot me 22.09.2018 u zhvillua derbi i fqinjëve ku në fund fitoi ekipi i Kf Çelikut me rezultat 2-1. Ndeshja ishte e mire dhe me raste të shumta nga dyja ekipet, por në fund me efikas dhe më të vëmendshëm u treguan ekipi i Kf Çelikut. Dyja ekipet zhvilluan futboll të bukur dhe atraktiv, dhe rezultati ka mund të ndryshojë edhe në dobi të njërës edhe në dobi të tjetrës. Pjesa e pare përfundoi me rezultat 0:1 në dobi të Kf Vjosa me autogolin e shënuar nga Dionis Isenaj pas një pakujdesie nga goditja e këndit. Pjesa e dytë ishte në tërësi për ekipin e Kf Çelikut për nga rastet e shënimit. Ndryshimet e bëra në formacion dhanë rezultat duke e kthyer lojën në tërësi. Fillimisht pas një ndërhyrje në Rexhep Mahmuti u akordua penallti për ekipin e Kf Çeliku dhe lojtari me përvojë Mensur Idrizi me mjeshtri shënoi golin e barazimit. Pas shënimit të golit të barazimit portës së Vjosës iu vërsulën edhe më shumë lojtarët e Kf Çeliku dhe ishte e nevojshme mjeshtëria e Dionis Isenaj, i cili e përmirësoi gabimin me shënimin e autogolit dhe kaloi ekipin e Kf Çelikut në epërsi me rezultat 2:1, e që ishte rezultati përfundimtar i takimit. Duhet cekur se edhe referimi ishte në nivel dhe pa vërejtje nga dyja ekipet. Ndeshja e radhës për ekipin e Kf Çelikut do të jetë si mysafir i ekipit lider Dardana e Kamenicës. Lojtarët të cilët u paraqitën për ekipin e Kf ÇELIKU ishin: Pajtim Bislimi (portjer); Dionis Isenaj, Endrit Dernjani, Rexhep Mahmuti dhe Mërgim Sefa (mbrojtje); Besnik Uksmajli, Auron Islami, Mensur Idrizi, Altin Ademi (Mesfushë); Taulant Hashani dhe Muhamed Qerkini (Sulm). Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Petrit Rushiti, Ardit Jetishi dhe Bedri Brahimi. Trajner: Fitim Zejnullahu