Kandidatja për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK- së, Saranda Musliu në një status në rrjetet sociale ka bërë thirrje që grave kosovare t’u jepet më shumë përkrahje , sepse sipas saj dallimet gjinore në shoqërinë tonë ende janë të theksuara.
“Miq, jemi në një situatë parazgjedhore dhe gjithnjë e më shpesh dëgjojmë premtime nga më të ndryshmet nga burra e gra të politikës. Dhe e vërtetë, në politikë shpesh bëhen hapa të rëndësishëm që i japin formë e përmbajtje të re jetës sonë, por ajo që e shohim të arsyeshme ta fuqizojmë sot është eleminimi i dallimeve gjinore të cilat janë prezente ende në shoqërinë tonë.
Gratë e kuptojnë më së miri se si duhet të funksionojnë shoqëritë demokratike, prandaj meritojnë përkrahjen e munguar. Për disa muaj të mandatit tim si deputete e Kuvendit të Kosovës e kam parë se si sfidohen në politikë, prandaj dua të shpreh një dëshirë publike që të ketë sa më shumë gra me funksione udhëheqëse.
LDK – adresë e grave me zë Saranda Musliu 3️⃣0️⃣✔️ “ shkruan kandidatja Musliu.
Popujt e përparuar e dijnë se gratë e arsimuara janë garancë për breza të suksseshëm dhe nëse ne u japim shansin që ato të jenë edhe vendimmarrëse të përkushtuara sigurisht se nevojat do të plotësohen në mënyrën më të mirë.